“E shanë nga nëna dhe gruaja, ndërsa shokun ia plagosën”, avokati i Arbër Paplekajt tregon dinamikën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit

0
55

Përfaqësuesi ligjor i Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit krim i ndodhur në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021, ka treguar gjatë seancës gjyqësore dinamikën e krimit.

Avokati Mirash Martini është shprehur se klienti i tij, ish-efektivi i RENEA-s, ka reaguar duke qëlluar në drejtim të viktimës vetëm në momentin kur i kanë plagosur shokun e tij, Pavlo Uksani dhe ka parë armët që i janë drejtuar.

“Kur Paplekajn e kanë shtyrë ndaj tij duket qartë se kanë ushtruar dhunë fizike, nga dëshmitë është fyer rëndë me fjalë nga familja, nëna, gruaja”, u shpreh avokati, duke shtuar se “është qëlluar me armë nga turma ku plagoset shoku i tij”.

Sipas përfaqësuesit ligjor, Paplekaj nuk ka reaguar dhe ka bërë përpjekje të shmanget, duke shtuar se “askush nuk dëshmon që ai ka fyer dikë”.

“Mbanin duart në borseta, në momentin që ka parë shokun e tij të plagosur Pavlo Uksani e që janë nxjerr armët, ka reaguar. Tregohet qartë se është përballur me Pjerin Xhuvanit, sheh armë te shkurtra që i drejtohen, sheh të plagosur shokun e tij dhe atëherë reagon”, deklaroi avokati.

Ndwr të tjera ai tha se shkalla e para ka ndryshuar cilwsimet juridikeduke e dwnuar me 22 vite burg.

“Kam materialin me shkrim prej 44 faqesh. Shkalla e parë duke u bazuar në akuzën e ngritur nga prokuroria, ka ndryshuar cilësimin juridik duke e dënuar me 22 vite burg.

Arbër Paplekaj ka reaguar pas krismave me armë, pas sulmit me armë dhe pasi ka parë një nga miqtë e tij të plagoset.

Nga ekspertimi i teshave të viktimës Pjerin Xhuvani rezulton se ka faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Për shkak të distancës është e qartë se këto faktorë nuk janë nga arma e Arbër Paplekajt. Kjo do të thotë që në një distancë më afër se një metër Xhuvani ka pasur dikë që ka qëlluar me armë.

Në vendngjarje është qëlluar drejt Arbër Paplekajt para se të qëllonte ai. Arbër Paplekaj nuk ka reaguar ndaj fyerjeve dhe dhunës fizike, por ka reaguar kur ështe qëlluar me armë dhe një nga miqtë e tij është dëmtuar.

Është një reagim në një gjendje psikike të rënduar. Ai ka vepruar si robot, në mënyrë instiktive në mbrojtje të jetës së tij dhe atyre që kishte pranë”, tha avokati.