E spiunuan banorët e pallatit, shqiptari kapet me kokainë në bodrum

0
102

Mbi 600 gramë kokainë dhe 4000 euro cash. Një shtetas shqiptar u arrestua nga Karabinierët e Monzës.

Pas raportimeve të shumta nga banorët e një pallati të cilët ankoheshin për lëvizje të dyshimta në zonën e bodrumit, policia  organizoi një operacioin  blic, duke surprizuar 50-vjeçarin brenda një prej bodrumeve, i cili mbante në dorë një çantë që i ra në tokë sa pa karabinierët.

Brenda saj gjetën 614 gramë kokainë, pjesa më e madhe e saj e ndarë në doza nga 5 gramë secila.

Më tej, ju gjetën edhe 500 euro.

Kontrolli vijoi në banesë ku ju gjetën 3500 euro cash të ndara në kartëmonedha 100, 200 dhe 500 euro.

Shuma totale e gjetur, edhe në kushtet e faktit se burri është i papunë, u cilësua si produkt i trafikut të drogës dhe për rrjedhojë i ishte nënshtruar sekuestrimit.

Shqiptari u dërgua në burgun e Monzës, në dispozicion të organeve gjyqësore, me akuzën e shitjes së  lëndë narkotike.