“E stresuar, e dërrmuar dhe atak paniku”, çfarë ka ndodhur me këngëtaren shqiptare

0
96

Këngëtarja Beatrix Ramosaj u ka rrëfyer ndjekësve të saj se ajo ndihet mjaft e stresuar kohët e fundit. Përmes një statusi në “Twitter” ajo shprehet se ka qenë shumë emocionale dhe se e urren kur ndihet kështu.

“Pse po ndjehem kaq emocionale? E urrej! Mendoj që kënga do të dalë këto ditë dhe jam shumë e stresuar!”– shkruan Beatrix.

Në një status tjetër Beatrix shkruan se është shumë e dërrmuar dhe se ka pësuar një atak paniku.

“Isha aq e dërrmuar me emocionet sa  fillova të qaj, situatë e ndjekur nga një atak paniku! E mrekullueshme! Zemra ime djema…”- shkruan Beatrix.