“E thirri në emër dhe e qëlloi për vdekje”/ Sokol Mjacaj kërcënoi se do vriste të tjerë, por hodhi armën pas negociatave

0
455

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj vrau në qeli Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Mjacaj është afruar te qelia ku rrinin të dy bashkë, Lleshi dhe Shaqja dhe i ka thirrur në emër Lleshit.

Mjacaj ka qëlluar tre herë me pistoletë, ku një nga plumbat, Lleshi e ka marrë në qafë. Ndërsa Shaqja ka marrë një plumb në këmbë dhe dyshohet të jetë plagosur rastësisht.

Pasi ka qëlluar me armë, Mjacaj është izoluar në një ambient brenda burgut dhe ka kërcënuar se do vriste njerëz nëse nuk garantohej për jetën. Pas negociatave, ai ka hedhur armën dhe është vetëdorëzuar.

Negociatat, Sokol Mjacaj i ka kryer  kryeprokurori i Elbasanit me drejtorin e burgut të Peqinit për t’u vetëdorëzuar. Atij i kanë hedhur një palë pranga në qeli, me njërën anë ka lidhur njërën dorë, ndërsa tjetrën e ka lidhur me kangjellat e qelisë.