E thotë Rama: Dronët nga Turqia gati dhe të armatosur, për çdo cenim sigurie jemi gati për luftë

0
92

Është firmosur marrëveshja për blerjen e flotës së dronëve Bajraktar, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile

Sipas Kryeministrisë këto dronë do të jenë në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile dhe mbrojtjes së territorit.

Ndërkohë, në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se  3 dronët që do të vijnë të parët do të jenë plotësisht të armatosur dhe të gatshëm për çdo rast.

Rama: Kjo nuk lidhet vetëm me kohën e luftës. 3 dronët që do të vijnë të parët do të jenë plotësisht të armatosur dhe të gatshëm për çdo rast dhe shpresoj që të mos ndodhë kurrë, por nuk jetojmë në kohë të sigurta. Kur siguria jonë kombëtare të jetë në kërcënim do të jemi gati për luftë.Ato do të jenë gati për një gamë të madhe aktivitetesh që do të jenë dobiprurëse për qeverisjen dhe për sigurimin e pronave dhe për personat që mund të jenë të rrezikuar. Dronët do të na ndihmojnë që të monitorojmë trafikun, të ndjekim personat e kërkuar dhe do të monitorojnë territorin e të arrijmë kapacitete të fjalët së fundit për kultivimin e kanabisit apo zjarreve në pyje. Do të vazhdojmë luftën në tokë për ndërtimet e paligjshëm dhe shfrytëzimin e pronave.