Dennis McGrory, aktualisht 75 vjeç, i ishte shmangur drejtësisë për 47 vjet, pasi kishte përdhunuar dhe më pas vrarë një 15-vjeçare në vitin e largët 1975-n.
Daily Mail shkruan se McGrory ishte vetëm 28 vjeç kur përdhunoi dhe më pas vrau brutalisht Jacqui Montgomery në shtëpinë e saj në veri të Londrës. Policia e mori atë në pyetje një ditë pas ngjarjes së rëndë, por ai mohoi gjithçka. Tashmë, 47 vjet pas ngjarjes makabër, policia ishte në gjendje të çonte para drejtësisë Dennis McGrory me anë të provave të reja të ADN-së.
Më në fund, i moshuari nga Skocia u dënua për akuzat e përdhunimit dhe të vrasjes nga gjykata e Huntingdon-it.