Një i ri nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në vendin e punës në Gllogjan të Deçanit.
Kreu i Komunës së Gllogjanit, Bashkim Ramosaj ka ndarë lajmin e trishtë në një postim në Facebook ku i shpreh ngushëllimet familjarëve të tij.
“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gllogjani i Deçanit Erion Afrim Isufaj. Erioni humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithëve për Erionin”, shkruan Ramosaj./abcnews.al