Dorian Belba vetëm 18 vjeç mbeti viktimë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas ku mjeti me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga dhe për pasojë 18 vjeçari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Lajmi i trishtë ka prekur të gjithë qytetin e Përrenjasit. Në një postim në rrjetet sociale bashkia e Përrenjasit shkruan:
“Të tronditur nga lajmi për vdekjen e të riut nga Skroska Dorian Belba , i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident duke i prerë ëndrrat në mes.
Shprehim ngushëllime të sinqerta familjes për këtë humbje të madhe.
U prehsh në paqe Dorian ??”./Elbasani flash