E trishte/ Ndërron jetë nga koronavirusi 21-vjeçari nga Elbasani

0
341

Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë. Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një 21-vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese.

Mësohet se i riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi pas infektimit me Covid-19.

Pasi gjendja e tij është rënduar, mbrëmjen e djeshme ai është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ai është futur menjëherë në intubim por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes duke ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Abc