Një ngjarje e rëndë dhe e trishtë ka ndodhur në Francë!
Arbitri francez Johan Hamel ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare pas një goditjeje në tru gjatë stërvitjes. Një lajm që ka shokuar mbarë opinion publik, për nga vetë fakti i ngjarjes.
Hamel ka qenë arbitër i katërt në ndeshjen mes Shqipërisë U-21 dhe Anglisë U-21 e përfunduar me rezultatin 0-3 për përfaqësuesen e “Tre Luanëve” në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Hamel ka më shumë se 120 ndeshje në Ligue 1 franceze dhe mbi 300 ndeshje në total si arbitër profesionist.
Një lajm i trishtë ky për futbollin transalpin.