Një i moshuar ka humbur jetën tragjikisht, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, ku dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesën e shtetasit Gjek Prronaj, 80 vjeç, që i mori jetën.
I moshuari jetonte i vetëm. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.