Seriali “Sulejmani i madhërishëm” edhe pse ka vite që është transmetuar në Turqi vazhdon të ndiqet në shumë vende të botës. Një prej repereve më të famshme Cardi B duket se po e ndjek këtë serial dhe ka postuar disa statuse në Twitter ku komenton për Hyrremin dhe Nurbanun. “E urrej Nurbanun”, shkruan Cardi B.
“Hyrrem është mbretëreshë. Nuk mund të flija duke menduar vdekjen e Hyrremit. Jam zemërthyer”-shkruan ajo në një tjetër status. Postimi i reperes ka rënë në syrin e aktores Merve Bolugur e cila luan rolin e “Nurbanus”. Merve ka postuar në Instagram statusin e Cardi B dhe i ka kthyer përgjigje. “Një provë perfekte që tregon se unë luaj super mirë” – ka shkruar aktorja.