E vrau dhe i kërkoi punëtorëve qese për ta futur në bagazh/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Dhërmi, si kolegët ndihmuan pronarin për zhdukjen e trupit

0
110

Bashkëpronari i hotelit në Dhërmi e ka qëlluar 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi me dy plumba.

Më pas autori Geraldo Shehu i ka kërkuar dy punëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh.

Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin ndërsa Geraldo Shehu e ka qëlluar dy herë me armë zjarri tek shkallët e hotelit.

Ndërkohë dy të arrestuarit kanë deklaruar se nuk kanë dijeni ku e ka hedhur trupin. Më pas sipas informacioneve rreth orës 04.00 autori është parë pranë banesës së tij  ndërsa ka marrë rrobat dhe është larguar.

Mësohet se ai ka ndjekur itinerarin nga Himara-kuç-Tepelenë – Delvinë- Sarandë deri në Qafë Botë ku ka kaluar kufirin.

 Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dhërmi, ku recepsionisti i një hoteli u vra me armë zjarri pak minuta pas mesnatës së 6 qershorit, rreth orës 00:30. Viktima është Eraldo Nevruzi, 31-vjeç nga Tirana. Ndërsa autori është identifikuar si Gerald Shehu, nga Tepelena, banues në Angli. Shehu është bashkëpronar i hotelit ku ndodhi krimi.

Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Ai dyshohet se doli nga hoteli rreth orës 01:00, por u kap në Korfuz.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

I plagosuri vijon ende i zhdukur dhe nuk rezulton i paraqitur në asnjë prej spitaleve. Mësohet se çdo sezon veror ai shkonte në Dhërmi dhe pjesën tjetër të vitit qëndronte në Angli. Hoteli ishte një biznes familjar, ku bashkëpronarë ishin vjehrri dhe autori i dyshuar, dhëndri dhe të afërm të tjerë që merren me menaxhimin.

Kërkimet për trupin vijojnë

Kërkimet janë përqendruar përgjatë rrugës Dhërmi Himarë, por edhe në ndonjë zonë të dyshimtë që mund ta ketë hedhur trupin, janë kontrolluar edhe kanale apo zonat ku kalon makina, Gjipe, Vuno, Ilias, edhe nga deti me policinë kufitare e cila bashkëpunon me drejtorinë e policisë së Vlorës.

Edhe këtë mëngjes kanë nisur sërish kërkimet për gjetjen e trupit , policia ka ngritur dhe dronin duke kontrolluar territore që mendohet se mund të jetë hedhur trupi

 

Top Channel