Një 55 vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zene poshtë pema ndërkohë që ka qenë duke prerë degët. Ngjarja ka ndodhur në Himarë, në fshatin Nivicë rreth orës 8:30 mëngjesin e sotëm.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Fax web