E zonja e shtëpisë gjen dy arinj duke u freskuar në pishinën e saj

0
187

Në Amerikë jo vetëm njerëzit janë duke eksploruar mënyra për të luftuar temperaturat e larta të motit ekstremisht të nxehtë.

Edhe kafshët duken po aq të prirura për ta bërë këtë gjë, dhe shembullin më të mirë e bën ky ari në Kaliforninë jugore, që së bashku me të voglin e vetë janë zhytur në pishinën e një banese për t’u freksuar.

Ishte e zonja e shtëpisë ajo që kapi momentin kur nëna arushë dhe foshnja e saj ishin zhytur në pishinën e banesës së saj.

Skena është regjistruar pasditen e së mërkurës kur temperaturat arritën në 32.7 gradë Celcius.

Në videon e bërë virale arinjtë kafë shihen duke u zhytur vazhdimisht në ujë dhe duke luajtur në anë të pishinës.