Edhe në 2023, familjet shqiptare shpenzuan gati 40% të buxhetit për ushqime, rekord në Europë

0
25

Ka një tendencë rritjeje për restorantet, hotelet, mobilimin, ndërsa ka mbetur e njëjtë pesha për arsimin, shëndetin. Të dhënat u bënë të ditura në anketën e buxhetit të familjeve 2023, publikuar nga INSTAT. Në vitin 2023, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një Njësi Ekonomike Familjare, e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, vlerësohen me 91.675 lekë.  Ky tregues është 3,7% më i lartë se në vitin 2022.  Shpenzimet gjithsej për konsum janë rreth 68.4 miliardë lekë në muaj.

Në vitin 2023, grupi me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore është “të tjera mallra dhe shërbime”, me 6,2%, krahasuar me vitin 2022, ndjekur nga grupet:

Sipas strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum grupet kryesore janë :

• Grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 36.349 lekë, i cili zë një peshë prej 39,6 % në buxhetin familjar. Nëngrupet me peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë:

Grupi i “shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike dhe qira e paguar” me një vlerë mesatare mujore prej 8.904 lekë, përbën 9,7 % të totalit të buxhetit.

Në vitin 2023, shpenzimet për grupin “të tjera mallra dhe shërbime”, u rritën me 6,2%. Kjo rritje erdhi kryesisht nga shpenzimet më të larta për “higjienë personale”, “trajtime estetike” dhe “shërbime parukerie dhe berber”. Si pasojë, pesha e këtij grupi në shpenzimet mesatare mujore të NjEF është rritur.

Shpenzimet për “pije alkoolike dhe duhan” u rritën me 5,6%, krahasuar me vitin 2022, kryesisht për shkak të rritjes së shpenzimeve për “pije alkoolike” me rreth 8 %.

Shpenzimet për “mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të banesës” u rritën me 5,1 %, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo rritje erdhi nga shpenzimet më të larta për “shërbime periodike” (pastrues, kopshtar, etj.), “blerje pajisjesh për gatim” dhe “riparime të ndryshme në familje”.

Shpenzimet mesatare mujore për konsum sipas qarqeve, 2023. Në vitin 2023, njësitë ekonomike familjare të qarkut Tiranë, shpenzojnë më shumë për konsum, mesatarisht 108.098 lekë në muaj.

Qarqet e tjera me shpenzime të larta mujore për konsum janë:

Korça: 91.034 lekë

Durrësi: 89.561 lekë

Qarqet me shpenzimet mesatare më të ulëta mujore për konsum janë:

Kukësi: 73.225 lekë

Dibra: 74.479 lekë/ Monitor