Edhe në Elbasan, PD nuk fut dot në Kuvend as kandidatët e listës së mbyllur

0
2

Elbasan është një tjetër qark ku PD shënon një humbje të thellë krahasuar me 2021, duke humbur një deputet të listës së sigurt.

Deri më tani, kur kanë mbetur pa votuar edhe 5 qendra votimi, PS shënon një fitore me 82.078 vota, kundrejt 39686 votave të PD, e përkthyer në mandate socialistët dërgojnë në Kuvend 10 deputetë ndërsa PD, vetëm 4.

Nëse qarku i Elbasanit do të mbyllej me këtë trend votash, i pestë në listën e sigurtë të PD, Aurel Bylykbashi rrezikon të mos hyjë në kuvend./abcnews.al