“Edhe unë të dua”, Morena Taraku shpreh publikisht dashurinë pas dhuratës së bukur që pranoi

0
267

Këngëtarja Morena Taraku ka pohuar prej kohësh se është në një lidhje dashurie.

Mirëpo asnjëherë nuk e ka bërë me dije se kush është personi që i ka rrëmbyer zemrën.

Ditën e djeshme, ajo ka postuar në ‘Instagram’ surprizën që ka marrë nga partneri i saj. Në foton në fjalë shfaqej një buqetë shumë e madhe me trëndafila të kuq, brenda të cilëve ishte formuar një zemër me trëndafila të bardhë.

“Edhe unë të dua”-shkruan Morena bashkangjitur postimit.