Edi Rama urdhëron shkarkimin e drejtorëve të Elbasanit

0
2

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Durrës një takim me kryetarët e bashkive të vendit për të diskutuar mbarëvajtjen e pushtetit vendor dhe menaxhimin e territorit, sidomos gjatë sezonit turistik.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka kritikuar me tone të ashpra kryebashkiakun e Elbasanit, Gledjan Llatja, duke e konsideruar të papranueshme situatën në qytet dhe mungesën e kontrollit në territor.Ai paralajmëroi se në bashkitë e Elbasanit dhe Lushnjës do të duhet të ndiqet i njëjti model si në Vlorë, ku drejtuesit vendorë u shkarkuan dhe drejtuesit e rinj do të testohen për efektivitetin e tyre përmes një mekanizmi të ri vlerësimi.

“Duhet shkundur e gjithë kjo pemë. Sepse 10 mandate në Elbasan janë një barrë. Mua personalisht më ka marrë edhe kohën që flija gjumë. Nuk është për të fjetur më shumë, por për të mos fjetur fare”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se me 83 mandate të fituara, mazhoranca nuk është më e fortë, por më e ekspozuar përballë përgjegjësisë.