Edi Rama uron 5 Majin, poston foton e përmendores për “Dëshmorët e Atdheut”: Respekt përjetësisht

0
172

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Kryeministri Edi Rama, e ka nisur me një urim për 5 Majin duke publikuar foto të përmendores për dëshmorët.

“Mirëmëngjes Shqipëri. Respekt përjetësisht”, shkruan kryeministri Rama, dhe ndan një foto të bustit për “Dëshmorët e Atdheut”.

Në nderim të kësaj dite kanë ardhur dhe mesazhet e para nga presidenti Ilir Meta, i cili shpreh mirënjohje dhe respekt për dëshmorët.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare./abcnews.al/