Partia Socialiste shpallet fituese e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës. Bashkia e Rrogozhinës përgjatë katër viteve të ardhshme do të drejtohet nga Edison Memolla.
Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ në 54 kuti gjithsej, Memolla ka marrë 6658 vota ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha ka marrë 4906 vota. Kështu, Partia Socialiste ka fituar bindshëm bashkinë e Rrogozhinës me 1752 vota diferencë kundrejt koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në zgjedhjet e 14 majit, PS fitoi me një diferencë të ngushtë prej 30 votash, por opozita u ankua se ky rezultat ishte përmbysur nga vota e të burgosurve në këtë qytet, të cilët nuk ishin banorë të Rrogozhinës.