Ishte paralajmëruar më pare se Ernest Muçi do të ishte në kombëtaren kuqezi për ndeshjet me Anglinë dhe Andorran dhe pasi hezitoi në fillim, trajneri Reja ka bërë ndryshime.Siç njofton FSHF, Muçi do të grumbullohet tani me Kombëtaren A duke bërë ndryshime edhe në listen e Shpresave që ka ndeshje eliminatore gjithashtu.Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka një ndryshim të fundit në listën e Kombëtares. Sulmuesi Ernest Muçi do të vihet në dispozicion të Kombëtares A që nga dita e nesërme për dy ndeshjet e Botërorit 2022.
Lojtari i Legias së Varshavës ishte në listën e Kombëtares U-21 për ndeshjet e Europianit ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, por tashmë ai do të kalojë në urdhrat e trajnerit Reja.
Në vendin e tij në Kombëtaren U-21 është thirrur Eridon Qardaku, futbollist i cili aktivizohet me Bylisin e që ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës Shpresa. Qardaku është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit U-21, që ka nisur tashmë përgatitjet për ndeshjet e EURO 2023 ndaj Sllovenisë dhe Kosovës më 12 dhe 16 nëntor”, shkruan FSHF në njoftimin e saj.
Tashmë me Brojën, Cikalleshin, Uzunin dhe Balajn do të jetë edhe Ernest Muçi i cili plotëson numrin e sulmuesve./Ora News/.