Efektet e pandemisë në Itali, ISTAT: Pritet të ulet jetëgjatësia nga 2-5 vite

0
298

Sigurisht pandemia e COVID-19 ka ndikuar shumë në shoqëri, ku efektet më të mëdha shfaqen në shtetet më të prekura.

Sipas të dhënave të publikuara nga ISTAT në Itali, koronavirusi ka ndikuar në jetëgjatësinë e popullsisë ku në zonat veriperëndimore për vitin 2020 jetëgjatësia pritet të ulet me dy vite, nga 84 në 82.

Ndërsa në provincat e Bergamos dhe Cremonës, 2 nga vendet më të prekura në gadishullin Apenin, jetëgjatësia pritet të ulet me 5 vite në rastin më të keq të parashikuar nga raporti i ISTAT.

Këto statistika duket se e dërgojnë provincën e Bergamos 20 vite prapa në vitin 2000 teksa shënohen të njëjta shifra jetëgjatësie.

Gjithashtu në këtë raport përfshihen dhe humbje të mundshme në një kohë afatgjatë.

Ajo ka të bëjë me “trashëgiminë demografike”, pra vitet e jetës së banorëve në një territor të caktuar bazuar në jetëgjatësinë.

Humbjet më të mëdha, sipas skenarit të ISTAT, do të regjistrohen në provincat e Milanos, Bergamo dhe Brescia në veçanti.

Në terma përqindje do të kishte disa provinca veriore ku ulja do të ishte midis 5 dhe 10%.

Kjo nuk është e vërtetë për Italinë qëndrore dhe jugore, ku, me përjashtim të Puglia, Kalabria dhe Sardenja, do të kishte zero impakt ose në shumë raste edhe ndryshime pozitive në trashëgiminë demografike.

Ora News