Eglina kthehet në shkollë, pas apelit në media 8-vjeçares i sigurohen çanta dhe veshjet

0
273

Ajo dje kur të gjithë moshatarët u ulën në bankat e shkollës i pa ata nga muri.

Ndërsa sot, Eglina e vogël realizoi kaq shpejt dëshirën e saj. Me një çantë të re, e veshur bukur dhe me gjithçka të re, ajo padyshim do ketë kaluar natën më të gjatë të jetës së saj e mbuluar nga emocionet, pasi sot shkoi në shkollë.

Një ditë më parë Rtv Ora  dhe Ora News transmetuan rastin e 8-vjeçares, Eglina Gace, e cila mes lotësh kishte vetëm një lutje, të shkonte në shkollë.

Një dëshirë që u plotësua jo farë ndonjë reagimi të ndonjë institucioni, por falë ndihmës bujare dhe iniciativave private, të cilat dërguan në shtëpinë e saj, që gjithashtu në kushte të këqija, mjetet e shkollës dhe veshje të reja.

Me sy të qeshur nga lumturia, ajo iu bashkua shokëve dhe shoqeve.

E ëma e vogëlushes që vuan nga tumor në kokë shprehet e lumtur që vajza e saj po rikthehet në bankat e klasës.

“Jam shumë e lumtur, që e çoj gocën në shkollë si të gjithë të tjerët. Jam shumë e kënaqur. Zoti ju shpërbleftë dhe Zoti ju ruajt që ma çuat gocën në shkollë.”

Biznesmenë e qytetarë nga Shqipëria, Norvegjia, Zvicra e Anglia kontribuan që Eglina të kthehet në shkollë, ndërkohë që dhjetëra familje të tjera, që janë në të njëjta kushte, aty ku media nuk arrin, varfëria vijon të jetë e ulur këmbë kryq.

Eglina kthehet në shkollë, pas apelit në Ora News

Eglina kthehet në shkollë, pas apelit në Ora News

Eglina kthehet në shkollë, pas apelit në Ora News

Eglina kthehet në shkollë, pas apelit në Ora News

Eglina kthehet në shkollë, pas apelit në Ora News

Eglina kthehet në shkollë, pas apelit në Ora News

/Ora News/