Pasditen e kësaj të diele u zhvilluan dy ndeshje të Superiores. Egnatia mundi 1-2 Elbasanin, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Lushkja vendosi pjesën e parë, me golin në minutën e 33-të.
Leo Melo dyfishoi shifrat në minutën e 90-të. Blaise Tsague ngushtoi diferencën por ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e takimit.
Të besuarit e Edlir Tetovës kryesojnë kampionatin me 45 pikë, ndërsa Elbasani është në vendin e pestë me 29 pikë.
Të besuarit e Edlir Tetovës kryesojnë kampionatin me 45 pikë, ndërsa Elbasani është në vendin e pestë me 29 pikë.
Vllaznia nuk fal në shtëpi ndaj Bylis. Shkodranët fituan 3-0, me golat që erdhën në pjesën e dytë. Autogoli i Camara i dhuroi avantazhin vendasve, sakaq “tundën rrjetën” më pas Stojanovic dhe Kahrimanovic.