Jackson nga pika e bardhë, Egnatia “ngrin” Tiranën në pjesën e dytë shtesë dhe rrogozhinasit fitojnë të parën Kupë të Shqipërisë në finalen e zhvilluar në Elbasan.
Shumë ngjarje në stadiumin e finales ku Tirana luajti me 10 lojtarë që prej minutës së 24 pas një ndërhyrjeje të Berishës në dëm të Jackson që për Jorgjin ishte për të kuq.
Vendim që ndikoi në drejtimin e kësaj sfide pasi Edlir Tetova e orientoi skuadrën drejt sulmit por goli edhe vetëm në minutën e 114 pasi Hila rrëzoi në zonë Paulauskas dhe Jackson nuk shënjestroi në tentativën e parë por për fatin e tij të mirë arriti ta ndalte topin në rrjetë.
Dështim total për Tiranën që pasi humbi titullin dorëzohet edhe në tentativën për të hipotekuar trofeun e 17 të Kupës që në klubin bardheblu mungon që prej vitit 2017.
Në krahun tjetër, kjo kupë është historike për një skuadër që dy sezone më parë u ngjit në Superiore dhe sot ka bërë mrekullinë duke vendosur në muze trofeun më prestigjiz dhe të çmuar të një qyteti pak të njohur në hartën e futbollit shqiptar.