Ky është Armando Ndreu 32 vjeçari, i cili qëlloi më armë zjarri drejt një furrë bukë pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” ku sipas policisë Armando Ndreu pasditen e kësaj të marte është përleshur fizikisht me pronarin e furrës së bukës.
32 vjeçari pasi ka qëlluar është larguar më makinë të tipit golf në drejtim të paditur. Sipas burimeve Armando Ndreu rezulton të jetë person më precedent penal për veprën penale vjedhje” dhe “kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Ora News, ka siguruar edhe momentin kur 32-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri.
Siç shihet në video, Ndreu i cili ndodhet në këmbë, ka qëlluar me breshëri drejt furrës së bukës. Më pas 32 vjeçari është larguar, ndërkohë policia po punon për kapjen e tij.
Në momentin kur Ndreu qëllon me breshëri plumbash, në rrugë shihen të kalojnë edhe automjete të tjera, por për fat të mirë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nuk ka pasur persona të lënduar.