Eksperti i arsimit në Fier i etur per femra seksi, zbulohen komentet e hamshorit Murat Zazaj, ‘trajnon’ mësueset

0
133

Harrojeni Liza Tabakun e Lushnjes që si drejtoreshë arsimi rekrutonte mësuese për t’i çuar në shtratin e deputetëve dhe ministrave, Shukri Xhelilin me vrimën epike në brekë apo Agron Canen, sekretarin e Koço Kokëdhimës, i cili kërkonte seks me 14-vjeçare në këmbim të një vendi punë.

Murat Lazaj, specialist arsimi në Fier, ka demostruar etjen dhe zjarrin për femra të të gjitha moshave, pasion nga i cili ka marrë edhe nofkën ‘hamshori i vjetër’ në Zyrën Vendore Arsimore Fier si dhe në shkollat që mbulon kjo zyrë.

Zazaj ndjek faqe për të rritur, ndërsa komenton foto të modelve apo femrave që mund të ofrojnë shërbime seksuale, duke shprehur hapur etjen e tij për seks.

Eksperti i arsimin nuk kursen pëlqimet për femrat dhe eskortat në rrjetet sociale, ndërsa komplimentin edhe veten, duke theksuar se sa bukur del në foto.

Prapaskena mëson se Zazaj është parajmëruar për sjellje të pahijshme dhe vardisje ndaj zonjave në Zyrën e Arsimit në Fier, por eksperti i arsimit vijon avazin, me sa duket edhe për shkak të militantizmit partiak.

Qytetet e Shqipërisë janë të mbushur me maniakë, pedofilë të maskuar apo të njour, me personazhe që turfullojnë pas fustaneve dhe që demostrojnë sjellje të pahijshme, por problemi është kur personazhe të tillë punojnë në institucione arsimore.

Hamshori Murat Lazaj merr pjesë edhe në trajnime nëpër shkollat e Fierit, duke krijuar kështu mundësitë për kontakt me mësuese por edhe me minorene./Prapaskena