Ekspertja kineze: Koronavirusi mund të mbijetojë rreth 20 vite në temperaturat -20 gradë Celcius

0
300

Koronavirusi mund të mbijetojë për 20 vjet në temperaturat minus 20 gradë Celsius, ka pohuar një eksperte kineze.

Profesorja Li Lanjuan, një anëtare e ekipit të ekspertëve të Kinës për COVID-19, tha se virusi mund të transportohej lehtësisht midis vendeve për shkak të aftësive të tij të jashtëzakonshme për të duruar kushte të ftohta, sipas mediave shtetërore.

Epidemiologia u bëri thirrje autoriteteve kineze të forcojnë inspektimin e produkteve ushqimore të ngrira të importuara, përfshirë salmonin, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

Prof Li në një deklaratë ka shprehur se koronavirusi nuk ka frikë nga i ftohti.

“Virusi mund të mbijetojë për disa muaj në minus katër gradë Celsius dhe 20 vjet në minus 20 gradë Celsius. Kjo shpjegon pse virusi është zbuluar disa herë në tregjet e ushqimeve të ngrira të detit. Kjo mundëson transportimin e koronavirusit nëpër vende të ndryshme”, është shprehur ajo.

Qeveria kineze pretendon se koronavirusi ka ardhur nga Europa, por është ndryshe nga virusi aktualisht po përhapet atje. Ajo sugjeron se ka ardhur nga transporti i ushqimeve të ngrira.

oranews