Eksporti i frutave, rritje 22 % në krahasim me vitin 2020

0
184

Këtë vit eksportet e frutave, ndonëse me një vlerë më të vogël shënuan rritje krahasuar me një vit më parë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, publikoi pamje të pamje të kultivimit të kajsisë në vendin tonë, që po kërkohet mjaft edhe nga tregu i huaj.

“Në Shqipëri, ky frut rritet më shumë në zonat e Lushnjës, Beratit, Përmetit, por e gjejmë edhe në Vlorë, Delvinë apo edhe në zona të tjera, ku për vitin 2020 ishin më shumë se 270 mijë rrënjë kajsi, duke prodhuar një total prej rreth 5200 ton”, tha Ekonomi.

Gjatë 7-mujorit parë të këtij viti, Shqipëria eksportoi rreth 2 miliardë lekë fruta me një rritje 22 % në krahasim me vitin 2020 dhe 36 % më shumë krahasuar me vitin 2019. /j.p/.