Një tjetër i shumëkërkuar nga SPAK, është ekstraduar të mërkurën nga Dubai për t’u përballur me drejtësinë Shqiptare. Bëhet fjalë për për Denis Bajroviç (Bajri), ndaj të cilit GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për vrasje me paramendim në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
Denis Brajoviç mbërriti nën masa të rrepta sigurie në RINAS ku iu dorëzua Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa është shoqëruar nga forcat speciale për në paraburgimin 313.
Denis Brajoviç, u arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, në muajin shkurt 2024, rreth 7 muaj pasi SPAK e shpalli atë në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.