Ekstradohet nga Dubai drejt Shqipërisë Durim Bami, pritet të mbërrijë pasdite (FOTO)

0
2

Durim Bami është ekstraduar nga Dubai, teksa sot pasdite pritet të mbërrijë në vendin tonë.

Durim Bami është Nisur nga Dubai drejt Stambollit fillimisht, teksa më pas do të niset drejt Shqipërisë.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.Durim Bami ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtarisht, pasi iu caktua masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Ardit Murataj