Lezhë, ekzektutohet me armë zjarri efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela.
Ai është gjetur i vrarë rreth orës 3 të mengjësit në zonën e Gajushit.
Efektivi i policisë ka qenë duke levizur me automjetin e tij në superstradën Lezhë-Milot, kur është qëlluar me armë.
Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë.
Ai është me origjinë nga Puka dhe me banim në Tiranë, ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Ka qenë student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3 dhe me punë te reparti i FNSH-së Shkodër.
“Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkëagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën. Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.” – njofton policia.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

