Ekzekutimi i Edmond Papës/ Gjykata lë në burg Albano Velon, 31-vjeçari mohon akuzat. Ngjarja dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Aleksandër Sadikaj

0
104

Gjykata Penale ka lënë në burg Albano Velon, i cili u arrestua për vrasjen e Edmond Papës. Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se përpara gjykatës ai ka mohuar përfshirjen në vrasjen e biznesmenit Papa.

Ndër të tjera Albano Velo sipas Prokurorisë ka patur rolin e vëzhguesit. Sakaq ngjarja dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Aleksandër Sadikaj, dhe se motiv kryesor janë përplasjet për trafikun e drogës.

(BalkanWeb)