Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se një person është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes se Elis Rroshkodolit, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.
I arrestuari si i implikuar në këtë ngjarje është 26-vjeçari me iniciale XH.M., ndërsa janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.
Po ashtu, është zbuluar një garazh në Tiranë që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel