Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja brenda gjykatës, zbardhet dinamika e plotë. Autori i thirri vetë policët, xhaxhai kërcënon për vrasje: Plumba kush dënon nipin!

0
2

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua me katër plumba mesditën e të hënës në ambientet e gjykatës, ku tre prej tyre rezultuan fatalë duke i marrë jetën.

Autori ishte 30 vjeçari Elvis Shkambi, i cili ndodhej në Gjykatë si palë në proces lidhur me një konflikt pronësie në qytetin e Shkodrës. Një ditë pas tragjedisë, ku të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, në shumicën e gjykatave të vendit gjyqet janë pezulluar për gjithë javën. Ceremonia mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjyqtarit do të mbahet nesër në Pallatin e Kongreseve.

dëshminë e xhaxhait të autorit, i cili thotë se “i ulet në gjunjë familjes së gjyqtarit, por kush dënon nipin tim, do përballet me plumba”.

Po ashtu, kanë dalë për herë të parë pamjet e autorit.  Elvis Shkambi, pasi vrau gjyqtarin doli në ambientet e jashtme të gjykatës, me duar në xhepa dhe gjakftohtë. Pasi forcat e rendit mbërritën në vendin e ngjarjes, ai i thërret vetë policëve dhe iu thotë se vrasjen e kreu ai.

Pasi kërcënoi se do kishte sërish vrasje në drejtësi nëse do dënohej nipi i tij, është arrestuar edhe xhaxhai tjetër i autorti, Gjovalin Shkambi.