Ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Flet i ati: Kërkoj drejtësi, nuk e di kush mund ta ketë bërë

0
24

Makina Audi A4 e autorëve sic rezulton edhe nga kamerat e sigurisë e ka pritur për disa minuta Klaudio Prendin pranë rrugës kryesore.

Sapo e kanë parë të dalë nga lokali i janë afruar dhe e kanë qëlluar.

Në pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se e gjitha ngjarja ka ndodhur në 10 sekonda. Ndërkohë pas viktimës ka qenë një tjetër automjet i miqve të tij, që kanë parë të gjithë ngjarjen dhe në momentin kur qëllohet Klaudio Prendi, lëvizin në drejtim të kundërt.

Ndërkohë po me kamerat e sigurisë po punohet për të zbuluar nëse grupi i qitësve ka pasur informator që mund të kenë treguar për lëvizjet e Klaudios.

Ish gjyqtari Fran Prendi, i ati i viktimës, ka dhënë dëshminë e tij në polici.

“Kam dhene rreth 20 denime me burg përjetë, kam kontribuar per drejtesine e ketij shteti. Të njëjten gjë kërkoj nga ju. Për jetën e djalit tim. Nuk kam dyshime se kush mund tja ketë bërë dhe pse na ka ardhur”, tha ai./abcnews.al