Personi që shikoni në foto është Besnik Reçi, djali i Xhelal Reçit ish-efektivit që u ekzekutua këtë të hënë, 1 nëntor në Laç.
Ngjarja e sotme dyshohet të këtë ardhur si pasojë e sherreve të djemve të tij, kryesisht Besnikut.
Sipas burimeve rreth 3 vite më parë djemtë e tij dhe vetë Xhelali kanë qenë shënjestër e një atentati në hyrje të lokalit të tyre në Kurbin.
Fatmirësisht arritën të shpëtonin, ndërsa dyshohet se kjo erdhi pas një sherri me persona në zonën e Kurbinit
Sherri kishte nisur për motive banale dhe familja Reçi kishte bërë negocim me personat e përfshirë në sherr dhe gjërat ishin pajtuar mes tyre.
13 vite më parë Besnik Reçi ka qenë sërish shënjestër e një atentati dhe rezulton sulmi i parë ndaj tij.
Ai ndodhi mes tij dhe disa personave që jetonin në fshatin periferik në Gjormë duke agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Prej pak më tepër se një viti Besnik Reçi qarkullonte jo si normalisht në zonën e Kurbinit e kjo që pas atentatit të bujshëm në aksin Shëngjin-Shkodër.
Madje ai ka tentuar të ndërtojë jetën e tij së fundmi në një vend të Bashkimit Europian pasi hesapet e të shkuarës nuk e linin të qetë.Dy persona e ndiqnin me një motoçikletë makinën me të cilën udhëtonte i riu me fëmijën dhe bashkëshorten e tij. Sherret e të birit dyshohet të jetë shkak kryesor i ekzekutimit të Xhelal Reçit, biznesmen i njohur në Kurbin.