Ekzekutimi në Elbasan/ Vrasësit u tradhtuan nga ADN e Regis Runajt

0
221

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Regis Runajt në Elbasan.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, të siguruara për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, vrasësit u tradhtuan nga ADN e viktimës.

Nga hetimet rezulton se Runaj po ecte në motor me Xhuljo Hoxhajn. Kur janë afruar tek varrezat, ekzekutori i ka kërkuar Runajt të ndalonte shpejtësinë dhe e ka goditur me thikë pas shpine. Pastaj e ka goditur dhe 26 herë të tjera.

Ndonëse motorrin e ka larë në lavazh, gjurmët e gjakut të viktimës janë gjetur aty.

Në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit, dy të dyshuarit Xhuljo Hoxhaj dhe Euglen Halilaj shfaqen në kamera sigurie te palestra e viktimës 3- 4 ditë përpara ngjarjes. Ata mendohet se kanë informuar më pas ekzekutorin. Të dy shfaqen ne kamera përballë shtëpisë së Ramazanit.

© SYRI.net