Ekzekutimi në Peqin për hakmarrje? Viktima, vëllai i të arrestuarit për vrasje

0
182

Ekzekutimi me armë zjarri i shtetasit Albi Bashaliu dyshohet se ka lidhje me hakmarrje.35-vjeçari është vëllai Leonard Bashaliut, i cili në qershor të këtij viti vrau bashkëfshatarin e tij Albert Xhahysa.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 8 qershorit 2021, ku shkak u bënë motive mjaft banale.

Bashaliu deklaroi para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak të një konflikti të pesë viteve më parë për gërvishtjen e makinës, që është përshkallëzuar në përdorimin e armës.