Futbollisti i Kombëtares së Panamasë, Gilberto Hernandez, është qëlluar me armë zjarri nga persona që po lëviznin me një taksi, ndërsa ai po qëndronte përpara ndërtesës ku jeton nëna e tij në qytetin Colon.
“Ai ishte me miqtë e fëmijërisë dhe ata planifikonin të shkonin në plazh pasdite kur ndodhën të shtënat”, ka thënë një punëtore në një restorant aty pranë, e cila dha vetëm emrin e saj si Rosa, nga frika e hakmarrjes nga bandat. “Ne jemi të trishtuar, rruga është një tmerr. Krimi është në një nivel tjetër”.
Mbrojtësi 26-vjeçar ka luajtur me ekipet vendase Árabe Unido, Herrera FC dhe CA Independiente, po ashtu, ai ishte pjesë e Kombëtares së Panamasë.
Në 6 vitet e fundit, Hernandez bëhet futbollisti i dytë profesionist që është vrarë me armë zjarri. Në vitin 2017, Amilcar Henriquez u qëllua me armë po në qytetin Colon. Ai ishte pjesë e Kombëtares, e cila një vit më pas mori pjesë për herë të parë në Kupën e Botës.