Ekzekutohet me 2 plumba në kokë shqiptari në Greqi, 58-vjeçari që mblidhte ullinj u gjet i pajetë nga pronari

0
260

GREQI- Ngjarje e rëndë në Greqi. Mësohet se është ekzekutuar me 2 plumba në kokë një 58-vjeçar shqiptar në Kavalla të Greqisë. Mediet vendase raportojnë se 58-vjeçari (identiteti i të cili nuk dihet) punonte në mbledhjen e ullinjve, kur është gjetur i pajetë në parcelë nga pronari i tij. Ky i fundit fillimisht ka dyshuar për infarkt dhe ka njoftuar menjëherë ambulancën.

Më pas, mjekët kanë konstatuar se shqiptari ishte qëlluar dy herë me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Kavalla-s.

58-vjeçari shqiptar jetonte dhe punonte prej vitesh në zonën e Pagaiu të Kavallas. Ai njihej si person i qetë dhe se nuk kishte probleme me njeri. Ende nuk dihen shfaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

J.V/Dosja.al