Një vrasje brenda familjes ka tronditur mëngjesin e sotëm Dibrën, ku një 26-vjeçar ekzekutoi me thikë të vëllanë e tij.
Viktima 23-vjeç si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Bëhet me dije se autori i krimit sapo kishte dal nga burgu.
Në një prononcim për Faxnews , fqinjët e viktimës dhe autorit shprehen se ata kanë qenë një familje që shihnin punët e veta dhe nuk kanë patur përçarje midis njërit tjetrit.
“Familje e një shtrese që gjithmonë shihnin hallet dhe punët e veta. Shihnin hallet dhe nevojat e familjes, kanë shku mirë s’kanë parë përçarje.
Ne s’dimë gjo për konflikte, me sa kemi parë këtu sjellja ka qenë e mirë familjare me prindë e me nonë e me babë e me gjithë të mirat. Kanë patur vetëm këta dy fëmijë të pamartuar. S’dimë hiç gjë si ka ndodhur ngjarja, ne kur jemi çuar në mëngjes e kemi marrë vesh”, deklaroi fqinji.