Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 58-vjeçarin Koço Buzo, i cili dy ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten me kallashnikov e plagosi dy të tjerë.
Buzo i mori jetën bashkëshortes Liljana në prezencë të djalit të tyre, ndërsa ajo po dilte nga Gjykata pas seancës së divorcit.
Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta gjykoi duke vlerësuar ngjarjen e rëndë për ta lënë 58-vjeçarin në burg.
Ngjarja ndodhi më 6 maj, ku nga breshëria e plumbave mbeti e vrarë bashkëshortja dhe u plagos avokati dhe një kalimtar identifikuar si Adriatik Kolaj.
Autori Koço Buzo u arrestua nga policia disa minuta pas ngjarjes dhe veç automatikut me të cilin ekzekutoi gruan iu gjet edhe një thikë, por ai nuk bëri rezistencë.