“El Chapo femër”, nga politikane në ‘Mbretëreshë’ të kokainës, historia e terrorit dhe arratisjet nga burgu

0
214

Një kriminele nga Guatemala e quajtur “El Chapo femër” zhvilloi një fushatë terrori në një hark kohor prej disa vitesh, duke e bërë atë nga kandidate për kryetare bashkie në “Mbretëreshë të kokainës.”

Marixa Lemus Pérez, e njohur me pseudonimin “La Patrona”, bossja femër, ndërtoi një perandori kriminale përmes vrasjeve gjakftohta dhe trafikut të drogës në një qytet të vogël të Amerikës së Jugut.

La Patrona” u kap nga policia pas arratisjes së saj të parë nga burgu në vitin 2016.

Në vitin 2017 ajo u burgos përgjithmonë, pasi u dënua me 94 vjet burg për një sërë krimesh brutale që kishte kryer.

Por para se të burgosej, në vitin 2011 Marixa kandidoi për kryetare bashkie.

Motra e Marixa kishte organizuar një takim me njerëz nga komuniteti lokal teksa po bënin fushatë të dyja.

Po atë ditë, një grup njerëzish të armatosur me armë gjahu dhe AK-47 hapën zjarr në takim duke vrarë tetë persona duke përfshirë edhe motrën e Mariksës, Mayra.

“Fytyra e saj ishte shkatërruar dhe ajo ishte e shtrirë në një pellg gjaku,” tha Marixa për Vice News.

Vrasjet tronditëse do të njiheshin si “masakra në Los Cuernos”.

Të qenit kryetar bashkie ishte një biznes familjar, pasi vëllai i Mariksës, Magno e mbajti këtë post derisa vdiq në vitin 2009 nga një atak në zemër.

Gjërat shkuan keq e më keq pqr “La Patrona” dhe ajo u burgos në vitin 2015. Edhe 6 ish-pjesëtarë të policisë u arrestuan si pjesë e bandës së Mariksës.

Por karriera e saj kriminale nuk kishte mbaruar ende.

“El Chapo femër”, nga politikane në

Në vitin 2016 ajo tentoi të arratisej duke u hedhur mbi murin e burgut me ndihmën e të burgosurve të tjerë, por u arrestua pak më vonë

Vetëm një vit më vonë, ajo tentoi një tjetër arratisje nga një burg ushtarak, këtë herë e veshur si roje.

Kur autoritetet më në fund e gjetën dy javë më vonë, ajo ishte në El Salvador.

Arratisjet nga burgu

Pas 4 viteve në burgun e grave në Santa Teresa në Guatemala, Marixa tha se ende po përpiqet të fitojë lirinë e saj.

 “Dua të rihap çështjen time,” i tha ajo gazetës Vice News.

Për shkak të dy arratisjeve të saj të suksesshme nga burgu, Mariksës iu dha emri “El Chapo femër”.