
Siguria ushqimore vijon të mbetet një problematikë dhe qytetarët ndihen të pasigurt në ato që blejnë. Një vëzhgim në markatën qendrore të Elbasanit, kupton pasigurinë e qytetarëve për produktet që blejnë me shpresën e vetme tek fati.
Ndonëse ende nuk është shuar jehona e skandalit të radhës sa i takon mungesës së kontrolleve të ushqimeve që hidhen në treg për konsumatorët, në markatën kryesore të qytetit të Elbasanit, qytetarët që blejnë tregojnë se janë në mëshirën e fatit pasi as nuk kanë parë dhe as nuk kanë asnjë orientim sa i takon sigurisë apo kontrolleve të ushqimeve.
Dhe pamjet mbi mënyrën se si tregtohet pa ju futur përmbajtjes së produkteve nuk kanë nevojë për koment.
Ndërkohë nga drejtoria rajonale e AKU Elbasan, nuk kanë kohë që të prononcohen në lidhje me kontrollet që kanë ushtruar apo sigurinë që kanë qytetarët elbasanas ndaj produkteve që shiten në markatat e miratuara nga pushteti vendor. (A2
