Elbasan, 15 vatra zjarri brenda korrikut

0
185

Qarku i Elbasanit është përfshirë nga vatra të shpeshta zjarri të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta.

Është konstatuar fenomenti i djegies së banesave të braktisura të cilat janë shndërruar në strehë të përdoruesve të drogës. Për këtë arsye policia ka dyshime se zjarret kanë qenë të qëllimshme nga banorët.

Sipas shefit të zjarrëfikëses në Bashkinë Belsh vetëm gjatë muajit korrik janë regjistruar 15 vatra zjarri.

“Në muajin korrik kemi pasur mbi 15 raste zjarresh. Janë përfshirë në këto zjarre pyje, ullishte. Përsa i përket muajit gusht kemi pasur mbi 5 raste zjarresh. Kemi pasur zjarre nëpër pyje, konkretisht në Dëshiran, në njësinë administrative Grekan, në Seferan, po ashtu edhe në Fierzë”

Zjarri nuk ka kursyer as resurset e Dumresë në bashkinë Belsh ku janë përfshirë kullotat, sipërfaqet e mbjella me ullinj dhe pyjet me pisha të kthyera vitet e fundit në atraksion turistik.