Elbasan, 200 euro për person, arrestohet 52-vjeçari që transportonte 5 persona nga Afganistani, destinacion Kosova

0
253

Një 52-vjeçar u arrestua nga policia në aksin rrugor Librazhd-Elbasan pasi po transportonte një familje me 5 anëtarë nga Afganistani drejt Kosovës.

Policia bën me dije se shtetasi Florenc Koçibellinj 52 vjeç banues në Korçë përfitonte 200 euro për person për kalimin e paligjshëm.

“Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë   kapën në flagrancë shtetasin F.K., 52 vjeç, banues në Korçë,  i cili   transportonte  një familje   me 5 pjestarë nga Afganistani , të cilët i kishte marrë në Korçë dhe po i transportonte në drejtim të kufirit të Kosovës,  kundrejt fitimit 200 € për person” – njofton policia.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për veprime të metejshme./elbasaniflash.al