Tre infermiere në spitalin psikiatrik ‘’Sadik Dinci’’ në Elbasan, janë konfirmuar pozitiv me Covid-19.
Së pari ka rezultuar pozitive kryeinfermieria e pavionit të urgjences dhe me pas dy infermiere të cilat mendohet se janë infektuar nga kryeinfermieria.
Burime bëjnë me dije se prej disa ditësh, urgjenca e këtij spitali ka qenë me shërbim të reduktuar.
Deri më tani në Elbasan janë 159 raste aktive me koronavirus./elbasaniflash.al