Elbasan: 450 të infektuar aktivë, shtohen kërkesat për tampone

0
155

Vala e radhës e koronavirusit në Elbasan shpërtheu pa ardhur vjeshta.

Mes tyre ka të vaksinuar, dhe një pjesë janë riinfektime, konfirmojnë në Drejtorinë e Institutit të Shëndetit Publik.

450 të infektuar aktive numërohen në qark.

Xhevahir Budani Drejtor i ISHP Elbasan: Është thënë vazhdimisht që vaksinimi nuk të mbron 100% nga infektimi por është e garantuar që ato që preken nga varianti Delta e kalojnë shumë më lehtë

Veç faktit që varianti Delta përhapet më shpejtë, ekspertët fajësojnë neglizhencën e qytetarëve në zbatimin e masave parandaluese.

112 mijë persona janë vaksinuar në qarkun e Elbasanit me një nga vaksinat që përdoren në Shqipëri.

Kryesisht këtë mundësi e kanë shfrytëzuar grupmosha mbi 50 vjec të cilët përfshihen në kategoritë më të rrezikuara.

Për studentët vaksinimi tashmë do të jetë detyrim, por sfida e autoriteteve është bindja e të rinjve të tjerë të cilët hezitojnë ose neglizhojnë për tu vaksinuar.

Ora news